Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e ka përfunduar sot mandatin katërvjeçar të kryetarit të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, Haskuka i ka uruar kryetarit të ri nga PDK’ja, Shaqir Totaj punë të mbarë.
Më tutje, ai ka falënderuar edhe qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë.
“Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë. Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar Haskuka.
Kujtojmë që në zgjedhjet lokale në raundin e dytë, Shaqir Totaj doli fitues kundrejt Haskukës. /gazetametro.net