Gazeta Metro para dy ditësh ka bërë publik një dokument prej katër (4) pikash, ku thuhet se të gjitha palët janë pajtuar që në pjesën veriore pranë urës së Ibrit në Mitrovicë të jetë një rrethrrotullim i cili për bazament do ta ketë murin aktual, i cili do të zvogëlohet në 80 centimetra.
Ndërtimi i murit te lumi Ibër në Mitrovicë mbetet njëra nga paqartësitë më të mëdha të skenës politike kosovare për këtë vit. Përderisa, deklarata kundërthënëse vinë nga zyrtrarët e Kosovës dhe ata të Serbisë, qytetarët po mbesin në një qorrsokak të madh.
Artikulli i Gazetës Metro që shpalosi detaje të pappublikuara më parë të kësaj marëveshjeje ka ngjallur reagime të shumta, e sidomos të palës opozitare në vendin tonë. Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se është shumë shqetësuese se si kjo Qeveri marrëveshjet e dëmshme për Kosovën i mbanë të fsheta ose mundohet t’i parqet si sukses.
“Këto pika të marrëveshjes tregojnë që i gjithë diskutimi i deputetëve të PDK’së dhe LDK’së në Kuvendin e Kosovës ka qenë hipokrizi dhe unë nuk mund ta kuptoj se larg mund të shkojë pafytyrësia e Ministres për Dialog znj. Tahiri, kryeministrit Isa Mustafa dhe i kryekuvendarit Kadri Veseli, pasi që të gjithë patën deklaruar që muri do largohet gjersa në anën tjetër po shihet qartë që vetë e paskan nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e murit”, tha Haskuka në një bisedë me Gazetën Metro.
“Këta për të shpëtuar veten nga burgu janë duke i bërë dëme të pariparueshme sovranitetit të Kosovës. Në çdo vend tjetër të botës një qeveri e tillë gënjeshtare do të dorëhiqej menjëherë apo do të rrëzohej nga presioni publik”, përfundoi ai. /gazetametro.net