Boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi, do të rikthehet edhe njëherë tjetër në ring dhe përsëri për të kërkuar titullin e botës, transmeton Gazeta Metro.
Boksieri nga Juniku dy herë në të kaluarën kishte dueluar për titullin e botës në ‘WBA’ në kategorinë gjysmë të rëndë, por që në të dyja rastet kishte dështuar.
Kësaj here, mbase do jetë ‘e treta e vërteta’ për 33 vjeçarin. Krasniqi do luftojë përsëri për këtë titull më 10 tetor, teksa për kundërshtar kësaj radhe do e këtë gjermanin, Dominic Boesel. Meçi do zhvillohet në Magdeburg.
Kujtojmë që pas një pauze prej 15 muajve, Haxhi Krasniqi zhvilloi një meç kundër boksierit nga Çekia, Stanislav Eschner, të cilin e mposhti në raundin e gjashtë. /gazetametro.net
https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1297244144251949060?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1297244144251949060%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fmomenti-kur-gjyqtari-nderpret-mecin-pas-shpartallimit-qe-haxhi-krasniqi-ia-beri-kundershtarit%2F