Loading…

Haxhi Shala paralajmëron largimin nga Nisma: Shprehet i pakënaqur me vendimet e partisë

  • 04/06/2020 | 23:04

Haxhi Shala paralajmëron largimin nga Nisma: Shprehet i pakënaqur me vendimet e partisë

Haxhi Shala i cili u bë temë në skenën politike ditëve të fundit, ka paralajmëruar largimin nga partia e Fatmir Limaj, shkruan Gazeta Metro. 


Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nëse vazhdon të mos respektohen organet e partisë, do të largohet nga kjo subjekt.

Shala ka thënë se nuk është i kënaqur me zëvendëskryeministren Albulena Balajn, pasi siç tha ai ka njerëz në Nisma më dinjitoz për këtë pozitë.

Pa kënaqësitë e tij me Nisman u bën të ditura kur ai deklaroi se nuk do ta voton Qeverinë Hoti dhe se nuk ka votë për ta. Mirëpo edhe pse kishte deklaruar kështu, Shala e ka votuar Avdullah Hotin për kryeministër, ku edhe ishte vota e 61’të e tij.

Në një intervistë të stome Shala ka bërë të ditur se mendjen ja ka ndryshuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi, ku i kishin shkuar në shtëpi rreth orës 1 të mëngjesit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë