Loading…

Haxhi Shala vjen me tjetër reagim: Edhe Bill Clinton ka qenë president, e gruaja e tij sekretare e SHBA’së

  • 26/11/2020 | 23:32

Haxhi Shala vjen me tjetër reagim: Edhe Bill Clinton ka qenë president, e gruaja e tij sekretare e SHBA’së

Deputeti Haxhi Shala ka reaguar pas kritikave për emërimin e të birit si konsull i Përgjithshëm në Çeki, madje duke bërë krahasime edhe me politikanët në SHBA, shkruan Gazeta Metro.


Sipas tij, edhe Bill Clinton ishte president, ndërsa gruaja e tij, Hillary Clinton shërbente si sekretare e shtetit.

“E gjithë Kosova e di kush është djali im, edhe gruaja e Bill Clinton-it është bërë sekretare e shtetit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se debati lidhur me punësimet familjare jashtë vendit vjen pasi Flakron Shala, i biri i deputetit Haxhi Shala, u emërua konsull i Përgjithshëm në Çeki.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot mori vendim për shkarkimin e katër konsujve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë