Loading…

Haxhiu: 431 vdekje gjatë qeverisjes së Kurtit, Qeveria po bën sehir

  • 04/05/2021 | 17:06

Haxhiu: 431 vdekje gjatë qeverisjes së Kurtit, Qeveria po bën sehir

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria Kurti 2 nuk po bënë asgjë për shëndetin e qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu ka theksuar se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e COVID-19.

“Kjo përveq qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash ai në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë rexhistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19.
Qeveria nuk ka nënshkruar parakontratën e ofruar nga Pfizer.
Në ofertë që unë ua kam siguruar, MSH për 3 javë as email – kërkesë nuk i kanë derguar kompanis qe na ofroi 500 mij deri 3 milion vaksina Pfizer.
Kjo përveq qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës.
Derisa çdo ditë raportohet për hubje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bënë sehir.
Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë