Loading…

Haxhiu akuzon ish-deputetët e VV’së për vjedhje: Bëni konkurrencë PDK’së

  • 11/04/2018 | 13:34

Haxhiu akuzon ish-deputetët e VV’së për vjedhje: Bëni konkurrencë PDK’së

Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit nga Vetëvendosje, ka akuzuar Grupin e Deputetëve të Pavarur për vjedhje të projektligjit për Referendum, të cilin GDP e procedoi në Kuvend para Vetëvendosjes, shkruan gazetametro.net


Në Facebook, Haxhiu ka thënë që këtë projektligj e ka paralajmëruar VV’ja për ta sjellë në Kuvend, por GDP e ka deponuar pikërisht të njëjtën dosje pa ndryshime.

Më poshtë statusi i plotë i Haxhiut:

Sapo u njoftova që GDP ka proceduar në Kuvend projektligjin për referendum.

Të hënën në konferencë për medie, kam njoftuar që gjatë kësaj jave, do t’a procedojmë këtë projektligj në Kuvend.

U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i njëjti pa ndryshuar asgjë. ( natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme)

GDP ka pasur mundësi t’a dërgoj një draft tjeter. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme.

Konkurencën le t’ja bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë!//gazetametro.net

Deputetët e pavarur në garë me Vetëvendosjen rreth Ligjit për Referendum

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë