Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxhën, se po qëndron pas klanit pronto.
Haxhiu, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Hoxha është grua dhe si grua po qëndron në mbështetje të krimit dhe sipas saj kjo është shembull i keq për gruan.
Ajo shkruan se Hoxha ka fyer familjen Dehari, në vend se të japë përgjegjësi për vdekjen e tij.
“Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në duar të së cilës vdiq dhunshëm Astriti, në vend se të jepte përgjegjësi, të paktën morale, merr guximin të fyejë publikisht familjen e Astritit dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas deputetës Haxhiu Ministrja e Drejtësisë ka shpifur gjatë një interviste në lidhje me ndodhinë e Astritit dhe madje ka shtrembëruar faktet.
“Andaj, le të mos fshihet prapa gjinisë sepse nuk është asgjë më shumë sesa një zëdhënëse e përkryer e klanit Pronto dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Haxhiu./gazetametro.net