Loading…

Haxhiu: Albin Kurti u detyrua të shkojë në stadium për ta parë Kombëtaren e Kosovës

  • 22/10/2019 | 22:35

Haxhiu: Albin Kurti u detyrua të shkojë në stadium për ta parë Kombëtaren e Kosovës

Bekim Haxhiu i Partisë Demokratik të Kosovës ka thënë se Albin Kurti u detyrua të shkojë në stadium për ta parë Kombëtaren e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti nuk ka shkuar me dëshirë të shikojë Kosovën në stadium.

Haxhiu, në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti ka filluar të ndryshojë nga qëndrimet e tij dhe sipas tij ky ndryshim filloi me shkuarjen e tij në stadium për të parë ndeshjen e Kosovës.

Ai ka thënë se si pjesë e Federatës së Futbollit që ka qenë, Kurtit vazhdimisht i kanë bërë ftesa për të qenë në stadium. Madje thotë se ka pasur bileta edhe në zonën VIP për të, por ai ka zgjedhur të bëjë tifozeri për shtetet e tjera.

“Tani djemtë e Kombëtares me rezultatet të mira i detyruan ata të vijnë në stadium. Jo se ata [të Vetëvendosjes] kanë dëshirë të vijë, por futbollistët i detyruan të vijnë”, tha ai.

Kandidati për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar deklaratën e Kurtit që kishte deklaruar se “në zonën VIP kishte dëgjuar që po humbin kuleta”.

Ai ka thënë se Kurti ofendoi me këto deklarata pasi në zonën VIP kanë ardhur edhe familjarë të dëshmorëve e mysafirë të nderuar nga jashtë.

Haxhiu thotë se Kurti dhe të tjerët për shkak të pushtetit janë të detyruar të qëndrojnë në këmbë kur këndohet himni i Kosovës e që sipas tij në të kaluarën këta janë larguar kur është intonuar ky himn./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë