Loading…

Haxhiu apleon për kujdes: Covid-19 mund të jetë fatal, t’i përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK’së

  • 17/10/2020 | 20:57

Haxhiu apleon për kujdes: Covid-19 mund të jetë fatal, t’i përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK’së

Bekim Haxhiu, deputeti  nga Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj Covid19 sepse ky vrusi mund të jetë fatal, shkruan Gazeta Metro.


Sipas tij, sezoni dimërore gripi sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë persona, andaj duhet t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK’së.

Statusi i plotë i Haxhiut:

Kujdes Po, panik Jo!

Ju lutem të keni kujdes, numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 po shkon duke u rritur sërish, sot 148 raste!

Një valë e re e rasteve pozitive me COVID-19 ka filluar ta kaploj edhe Evropën.

Sezona dimërore gripi sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj ju lutem që t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 si dhe gripi sezonal tani në këtë periudhë mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor.

Ky është një rrezik për të cilin po tëreheqin vërejtjen edhe ekspertët shëndetsorë të OBSH-së.

Duke respektuar masat mbrojtëse ndaj COVID-19, ne kujdesemi për shëndetin tonë dhe shpëtojmë edhe ekonominë e vendit tonë, sepse mbyllja eventuale mund të jetë me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës dhe inspektoratet duhet të jenë rigoroze në zbatim të Ligjit Ant-Covid-19 dhe vendimeve tē institucioneve në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë