Loading…

Haxhiu: Dehari u arrestua dhe vdiq politikisht

  • 21/11/2016 | 10:59

Haxhiu: Dehari u arrestua dhe vdiq politikisht

Deputetja e Vetëvendosjes dhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka thënë se aktivisti Astrit Dehari është arrestuar dhe ka vdekur politikisht.

“Astriti ka vdekur  në institucionet e sigurisë, është arreestuar politikisht para protestës së 1 shtatorit, ka vdekur politikisht”, ka thënë Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku është duke u diskutuar lidhur me ftesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxhën për Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha për raportim në Komision.

Haxhiu ka thënë se janë shkelur disa ligje lidhur me këtë vdekje të dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, njofton Klan Kosova.

“Askush nuk jep përgjegjësi politike e morale, ne po diskutojmë për shkeljen e ligjeve, së pari nga Nexhmi Krasniqi  që ka deklaruar se ai ka vdekur nga mbidoza me medikamete, Sylë Hoxha ka thënë disa deklarata, është raportuar se njëherë ka vdekur në qeli, pastaj rrugës për spital dhe po flasim për rrjedhjen e xhirimeve”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë