Loading…

Haxhiu dënon gjuhën fyese të Sami Kurteshit

  • 29/12/2016 | 16:54

Haxhiu dënon gjuhën fyese të Sami Kurteshit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk është pajtuar me gjuhën e anëtarit të VV’së, Sami Kurteshit, për fyerjen që i bëri ministres Dhurata Hoxha, por në anën tjetër ajo akuzoi ministren se ka thënë shumë të pavërteta.


‘Ne nuk pajtohemi me gjuhën e përdorur nga z.Sami Kurteshi’, ka thënë Haxhiu.

Por Haxhiu ka kritikuar edhe gratë që reaguan për fyerjen që Kurteshi i bëri ministres. Madje ajo i quajti si vajtime të kolegeve partiake të ministres, duke thënë se ato po bëhen për ta sulmuar VV’në.

‘Vajtimet nga koleget partiake të Ministres Hoxha, nuk janë për Ministren Hoxha, as për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, por për ta sulmuar Lëvizjen tonë e për ta mbajtur pushtetin e tyre’, ka thënë deputetja.

Gjithashtu, Haxhiu ka thënë se gratë që reaguan sot për fyerjen ndaj ministres, nuk reaguan kur, sipas saj, u ofenduar aktivistë e aktiviste të VV’së.

‘Aktivistëve dhe aktivisteve të VETËVENDOSJES!, eksponentët më të lartë të regjimit, u kanë thënë “qurë”, “sorrë”, “gomar”, “milingonë” etj.., por këto gra të regjimit, jo vetëm që s’e ngritën kurrë zërin por edhe shkruheshin si dëshmitare në proceset politike kundër nesh’, ka thënë ajo.

Ndryshe, Sami Kurteshi, ish Avokat i Popullit, dje e ofendoi rëndë ministren e Drejtësisë, e cila ishte e ftuar në një emision televiziv./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë