Loading…

Haxhiu: Frymëzimi, motivi për punë dhe fitore buron pikërisht nga vendlindja ime, Ternavci

  • 11/02/2021 | 14:47

Haxhiu: Frymëzimi, motivi për punë dhe fitore buron pikërisht nga vendlindja ime, Ternavci

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu ka mbajtur një takim në vendlindjen e tij në Ternavci, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiiu tha se frymëzimi, motivi për punë dhe fitore buron pikërisht nga vendlindja e tij, Ternavci.

Postimi i plotë:

Frymëzimi, motivi për punë dhe fitore buron pikërisht nga vendlindja ime,Ternavci.

I gjithë fshati mburret për historikun e tij të lavdishëm që na e lanë brez pas brezi atdhetarë, trima e intelektual të shquar.

Edhe në luftën e UÇK-së fshati ynë ishte vend i luftës dhe qëndresës kundër Serbisë.

Bashkëfshatarët e mi u zotuan se vota e tyre do të jetë për PDK si trashëgimtarja kryesore e UÇK-së dhe nuk do të lejojnë rishkrimin e historisë e as themelimin e një Republike të Tretë.

Prandaj, të bashkuar rreth programit të PDK-së do të mbrojnë vlerat më sublime të saj dhe do ta mbështesin fuqishëm Rimëkëmbjen e Kosovës.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë