Loading…

Haxhiu: Ka dyshime që po shkelen të drejtat e Thaçit dhe të tjerëve nga Specialja

  • 12/05/2022 | 22:25

Haxhiu: Ka dyshime që po shkelen të drejtat e Thaçit dhe të tjerëve nga Specialja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekzistojnë dyshimet që po shkelën të drejtat e ish-krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.


ka thënë se beson që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë janë të pafajshëm në akuzat që iu kundërvihen.

Duke folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Haxhiu foli edhe për vizitën që e ka zhvilluar në Hagë, ditë më parë.

“Ne kemi takuar kryetaren e Gjykatës. Ia kemi bërë të ditur të gjitha gjetjet që i kemi gjetur. Gjykata Speciale nuk ka një organ që i monitoron punën e tyre. Kjo do duhej të ishte debati para nisjes së seancave të zotëri Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi. Ka dyshime që po shkelën të drejtat e tyre. Natyrisht, kjo do të duhej të ishte debati”, shtoi ajo.

Ndërkaq në pyetjen se a do të ketë arrestime të tjera të Gjykatës Speciale, Haxhiu tha se nuk mund të flasë për këtë.

“Unë nuk mund të flas për këtë. Uroj që të më mirëkuptoni. S’mund të jap informacione lidhur me këtë. Nuk ka pasur raste për aq sa jam në dijeni”, deklaroi ministrja Haxhiu. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë