Gazetari Baton Haxhiu, në një intervistë të martën, ka konfirmuar ‘përçarjen’ e pushtetit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Haxhiut, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim sot me presidenten Vjosa Osmani, të cilës ai thotë se ia kumtoi “lajmin e zorshëm”, sa i përket çështjes së presidentit.
Haxhiu në Pressing në T7, duke u thirrë në burimet e tij tha se takimi përfundoi dhunshëm verbalisht.
“Askush s’pe përmend takimin e Vjosës me Albin Kurtin sot, ka ndodhë ajo çarja e madhe përfundimtare kur Albini ia kumton lajmin e zorshëm Osmanit. Takimi ka përfunduar gjithashtu dhunshëm verbal”, tha Haxhiu në Pressing./gazetametro.net