Loading…

Haxhiu kritikon Komunën e Prishtinës dhe FFK’në, pasi ende nuk kanë vendosur për lokacionin e shtatores së Vokrrit

  • 11/08/2020 | 17:22

Haxhiu kritikon Komunën e Prishtinës dhe FFK’në, pasi ende nuk kanë vendosur për lokacionin e shtatores së Vokrrit

Ish bashkëpunëtori i legjendës, Fadil Vokrrit, Bekim Haxhiu ka shprehur kritika për ngelizhencën e treguar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, pasi që nuk kanë përcaktuar ende lokacionin se ku do vendoset shtatorja e Vokrrit, shkruan Gazeta Metro.


Bekim Haxhiu së fundmi ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij te skulptori, Agron Blakqori, i cili po punon në shtatoren e Vokrrit.

Ish nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës është shprehur i emocionuar para shtatores së legjendës, Fadil Vokrrit.

Por, Haxhiu gjithashtu ka shprehur kritika për ngelizhencën e treguar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, pasi që nuk kanë përcaktuar ende lokacionin se ku do vendoset shtatorja e Vokrrit

“Legjenda e futbollit Fadil Vokrri po vjen në bronz, në Prishtinë.
I emocionuar pranë Shtatores së legjendës Fadil Vokrri dhe i lumtur që projekti të cilin e inicova para dy vitesh, po merr formën përfundimtare.

Mbrëmë e vizitova skulptorin Agron Blakqori i cili po e realizon shtatoren e Fadil Vokrrit dhe e përgëzova për punën e mrekullueshme dhe profesionale që ka bërë deri me tani, në realizimin e shtatores së legjendës tonë të futbollit.

Në anën tjetër është për çdo kritikë neglizhenca e Komunës se Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët ende nuk kanë arritur ta përcaktojnë saktë lokacionin e parkut ku do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit.

Është për t’u habitur se si ende në Kuvendin Komunal të Prishtinës nuk është votuar Projekti i parkut dhe shtatores se Fadil Vokrrit.
Vendimi i tyre duhet të jetë me i shpejtë, ngase shtatorja gjigande e Fadil Vokrrit po bëhet gati që të vendoset shumë shpejtë në Prishtinë.
Për shkak të neglizhencës se Komunës së Prishtinës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës shtatorja e Fadil Vokrrit rrezikon të
mbetet e mbyllur në atelien e Agronit, deri në vendimin për caktimin dhe saktësimin e lokacionit” – ka shkruar Haxhiu. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë