Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka ndarë ndarë 15 milionë euro për rrymën e papaguar në Veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Haxhiu ka theksuar se për herë të parë Qeveria Haradinaj, para 2 vjetëve e kishte ndalur praktikën e dëmshme ku qytetarëve të Kosovës iu ngarkohej në faturë pagesa shtesë për rrymën e shpenzuar në Veri, transmeton Klan Kosova.
“Ndërsa Kurti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri”.
“Qeveria Kurti ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar të serbëve ne Veri, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, vendim ky i vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesave të shumta nga Avokati i Popullit, I cili vazhdimisht në raportet e tij, e theksonte këtë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Haxhiu./gazetametro.net