Loading…

Haxhiu: Nga paracetamoli, maska e deri në qese të kufomave është vjedhur në pandemi

  • 29/05/2020 | 10:47

Haxhiu: Nga paracetamoli, maska e deri në qese të kufomave është vjedhur në pandemi

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu ka deklaruar se hajnia në tendere nga ministria e Shëndetësisë ishte shumë e madhe, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu tha se vjedhja ishte nga paracetamolli e dorëzat dhe deri në qeset e kufomave në kontratat e nënshkruara nga ministria.

Ai tha se një maskë e cila në treg gjendet me 0.95 cent, është blerë nga ministria e Shëndetësisë me çmimin prej 8.50 euro, pra diku afro 3500% më shtrenjtë.

“Një maskë pp2 respiratore që në rajon gjendet me 0.95 cent e deri në 1.21 cent , ministria e shëndetësisë e ka paguar me çmim 8 euro 50 cent, gjithashtu edhe me maska kirurgjike, QKUK ka pasur kontratë valide me 0.16 cent, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar maska me çmim 0.56 cent, pra për afro 3500 % më shtrenjtë ka kontaktuar blerjen e tyre, po ashtu është vjedhur prej paracetomillit e dorëzave deri te qeset e kufomave”, tha Haxhiu në RTK, transmeton Gazet aMetro.

Po ashtu Haxhiu tha të gjitha këto dëshmi që janë pranuar edhe nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, janë dorëzuar në prokurori për hetime.

“Komisioni Parlamentar tanimë e ka zyrtarizuar për hetim në organet e prokurorisë, në mbledhjen që e kemi pasur janë shqyrtuar dokumentacioni nga ministria e Shëndetësië, të gjitha këto dokumentacione të dorëzohen ne prokurori, pasi ka dyshime për fryrje të çmimeve deri në 3500%, kontrata të dyfishta”, tha Haxhiu.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë