Vetëm edhe 20 ditë janë për të zgjedhur presidentin manovrat e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë me ritëm konstant. Lideri i tyre del me justifikimet e dëgjuara shpesh, ushtruesja e detyrës në presidencë paraqitet me deklaratat e të shkurtra në dukje të përshtatshme për seriozitetin e situatës, transmeton Gazeta Metro.
Ka disa ditë që Lëvizja Vetëvendosje që çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit nuk po kalon përtej replikave në rrjete sociale dhe në fushatë mediatike të fajësimit të subjekteve të tjera politike për dështimin e pranimit të imponimit të qëndrimit dhe kandidatit të tyre.
“Është tepër e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë që Gjykata Kushtetuese ka dhënë afate të qarta dhe për t’i menjanuar zgjedhjet duhet një zgjidhje për t’i dhënë vendit president. Bisedimet duhet të intesifikohen për të gjetur zgjidhje. Barra është e atyre që kanë numrin më të madh të votove. Rreziku është që të shkojmë në zgjedhje, por pa vullnetin e partisë së parë nuk mund t’i jepet zgjidhje kësaj çështjeje”, deklaroi deputetja Jehona Lushaku të mërkurën që edhe pas bisedimeve mes dy krerëve partiak nuk duken të bindur nga përpjekja e fundit e Albin Kurti pavarësisht takimit me Lumir Abdixhikun.
Partia Demokratike e Kosovës ishte në radhë për t’u ftuar e konsultuar nga kryeministri Albin Kurti. Kjo parti kërkoi që të ketë protokoll e procedurë që do të provonte seriozitetin e duhur nga LVV. Që s’është ofruar siç njoftuan. Vetë kryeministri Kurti doli me ankesat e dëgjuara që PDK’ja nuk po ofron kompromis vetëm po kushtëzon.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së” ka njoftuar ky subjekt të martën.
Albulena Haxhiu të mërkurën i shkoi koha duke u shtyrë për llogarinë e presidencës në Facebook që e paska grabitur ish presidentja e Kosovës. Gjithashtu e gjeti të ankohet se ish presidentja Vjosa Osmani-Sadriu paska lënë punë pa kryer.
Në fund e mbylli me adresimin e çështjes së presidentit me një deklaratë të shkurtër e të përshtatshme.
“Uroj që mos të vie situata që U.D president të shpall datën e zgjedhjeve. Sipas aktgjykimit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë nëse nuk zgjedhim presidentin, uroj që të mos duhem të caktojë datën e zgjedhjeve.” – kaq tha Haxhiu.
Tashmë shihet si një gjë e pashmangshme thellimi i krizës institucionale përsëri në fund të afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. Manovrat e para dhe retorika e dëgjuar priten nga palët për të dalë në pozicion sa më të mirë në zgjedhje. Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit që gëzon reputacionin e lojalistes në Vetëvendosje që nga periudha e militantizmit në rrugë dhe në Kuvend më pas dhe nuk arrin të bind publikun se do të mund të ushtrojë detyrën e përbashkueses së kombit./gazetametro.net