Loading…

Haxhiu paditë për shpifje Abazin: Me shumën e mjeteve do të investoj në WC publike

  • 10/04/2020 | 18:23

Haxhiu paditë për shpifje Abazin: Me shumën e mjeteve do të investoj në WC publike

Bekim Haxhiu ka paditur zv.kryeminstrin në detyrë Haki Abazin për shpifje, rreth studimeve të Haxhiut, për të cilat Abazi në rtv Dukagjini kishte thënë se i ka marrë diplomat në Pakistan, shkruan Gazeta Metro.


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Bekim Haxhiu, në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, i ka reaguar zëvendës kryeministrit, Haki Abazit, diplomat e Univeristetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës.

Mirëpo, as pas kësaj Abazi nuk ka kërkuar falje dhe kështu Haxhiu ka ngritur edhe zyrtarisht padi ndaj zv.kryeminsitri në detyrë.

Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje”, ka shkruar Haxhiu, krahas padisë që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht kam ngrit Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje. Kush do që mundohet të përçmoj vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në Gjykatë. Shihemi në gjyq, Haki Abazi! P.S. Shumën e mjeteve që do t’i përfitoj nga shpifja e Haki Abazit do ta investoj në WC publike në qytetet e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë