Loading…

Haxhiu pas letrës së Blakajt: Aleksandër Lumezi duhet të jap dorëheqje sa më parë

  • 20/08/2018 | 18:54

Haxhiu pas letrës së Blakajt: Aleksandër Lumezi duhet të jap dorëheqje sa më parë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.


Reagimi i Haxhiut erdhi pas letrës së gjatë të ish prokurorit Elez Blakaj, i cili akuzon kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje.

“Letra e ish prokurorit Blakaj shpërfaq skandalet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mafia në pushtet që është e lidhur direkt me drejtuesit e sistemit të drejtësisë! Aty përmendet kryeprokurori Lumezi dhe të tjerë, e që pas atyre që ka shkruar ish prokurori Blakaj, Aleksander Lumezi duhet dhënë dorëheqje sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Blakaj në letrën e tij thotë se shefi i tij, Lumezi i kishte kërkuar llogari për faktin se prokurori i dorëhequr kishte intervistuar Kadri Veselin për rastin e veteranëve.

Ja postimi i plotë e Haxhiut

Letra e ish prokurorit Blakaj shpërfaq skandalet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mafia në pushtet që është e lidhur direkt me drejtuesit e sistemit të drejtësisë!

Aty përmendet kryeprokurori Lumezi dhe të tjerë, e që pas atyre që ka shkruar ish prokurori Blakaj, Aleksander Lumezi duhet dhënë dorëheqje sa më parë!

Në vijim gjeni vetëm disa fjalë nga letra e tij:

“Në kulmin e këtyre hetimeve, gjatë intervistimeve, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksander Lumezi urgjentisht me fton në zyrën e tij dhe kërkon llogari pse e kam ftuar në intervistim z. Kadri Veselin (madje edhe si deshmitar) për rastin e “Veteranëve”, duke u arsyetuar “SE ATA KANË IMUNITET NUK KA NEVOJË MI THIRR”, ani pse për këtë çështje ia kam bërë të qartë se Gjykata Kushtetuese në interpretimin e saj “asnjëherë, askujt, në asnjë rrethanë apo cilësi nuk i ka dhënë imunitet kur bëhet fjalë për vepra penale”…. Poashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nese nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të me dërgoj në komision disiplinor… ndersa unë iu kam përgjigjur “Lirisht të parin dërgom mua, se kam problem fare”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë