Loading…

Haxhiu për Trustin: Qeveria po u serviloset ndërkombëtarëve, po del kundër qytetarëve

  • 27/05/2022 | 14:48

Haxhiu për Trustin: Qeveria po u serviloset ndërkombëtarëve, po del kundër qytetarëve

Deputeti i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar përsëri ndaj qeverisë rreth çështjes së Trustit, duke thënë se ajo po përdor si arsyetim Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ikur nga përgjegjësia qeverisëse dhe kërkesat e qytetarëve, shkruan Gazeta Metro. 


Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu, ka shtuar se për të është më rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse sipas tij, FMN-ja, qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.

“Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit! Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht. Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, ai ka shtuar se: “Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale”, ka shtuar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë