Loading…

Haxhiu për zjarrin në IML: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës dhe mostrave

  • 21/11/2023 | 15:10

Haxhiu për zjarrin në IML: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës dhe mostrave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nga zjarri në IML nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.


Ajo ka thënë se ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit.

Haxhiu ka shtua se pa u kuptuar shkaku i zjarrit nuk mund të japin më shumë informacione.

Postimi i plotë:

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.

Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

Ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.

Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë.

Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë