Loading…

Haxhiu: Prokuroria Speciale duhet të hetojë rastin Dehari, jo ajo e Prizrenit

  • 24/10/2019 | 15:35

Haxhiu: Prokuroria Speciale duhet të hetojë rastin Dehari, jo ajo e Prizrenit

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një konferencë të jashtëzakonshme për media pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit ka thënë se rastin e ish-aktivistit të tyre duhet ta hetojë Prokuroria Speciale dhe jo ajo e Prizrenit, transmeton Gazeta Metro.


Haxhiu tha se raporti zviceran konfirmojë ata që kanë thënë familjarët dhe aktivistët e VV’së.

“U konifrmua ajo që kishin thënë familjarët dhe aktivistët, që Astriti nuk është vetëvra po u vra vetëm pse ishte aktivist i VV-së, Ne kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e vrasjes së Astrit Deharit. E njejta prokurori nuk mundet pasi që ka humbur besimin dhe pasi që është involvuar në këtë rast të sjellë hetime objektive. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale të merr rastin”, ka shtuar ajo.

Haxhiu thotë se ka dëgjuar deklaratat e Aleksandër Lumezit për këtë rast, derisa, shton se duhet të shkarkohen të gjithë ata që deri më tani janë marrë me hetimet.

“Mosnisja e hetimeve e bën përgjegjës edhe kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin. Unë sot dëgjova edhe deklaratat e tij. Duhet të shkarkohen të gjithë ata që kanë përfshirë në këtë rast në mënyrë që t’i hapet dyer hetimit të lirë. Hetimi i plotë dhe vendosja e drejtësisë do të jetë prioritet i yni, asnjëherë ngjarje të tilla nuk do të përsëriten. Ne do të punojmë pa ndal derisa të vihet drejtësia”, ka shtuar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë