Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, me një postim në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ngrit kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçim të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Haxhiu këto komente i bëri, pas publikimit të shkrimeve të ministrit Murati në të kaluarën për ish ushtarët e UÇK’së.
“Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së”, shkroi ai.
Ai gjithashtu pati një kërkesë edhe për shefin e qeverisë së vendit.
“Albin Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin dhe të distancohet nga deklaratat e tij nxitëse të urrjetjes dhe ofenduese ndaj veteranëve të UÇK-së”, shkroi Haxhiu.
Thirrjen e tij për organin e akuzës, Haxhiu e mbështeti në nenin 141 të Kodit Penal të Kosovës.
“Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit:
Kodi Penal i Kosovës
Neni 141
Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet”, shkroi deputeti.
Postimi i plotë:
Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së.
Albin Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin dhe të distancohet nga deklaratat e tij nxitëse të urrjetjes dhe ofenduese ndaj veteranëve të UÇK-së.
Për herë të parë deklaratat e Hekuran Muratit për UÇK-në i kam lexuar sot dhe një ofendim i tillë është i pafalshëm.
Gjuha përçmuese ndaj luftëtarëve që shumë nga ta janë dëshmorë, tregon për urrejtjen e një ministri psikopat të cilit i pengojnë luftëtarët e gjallë të UÇK-së.
Një person i tillë nuk e meriton me qenë zyrtar i thjesht e lëre më ministër që menaxhon me buxhetin e shtetit, themelet e të cilit janë në gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.
Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit:
Kodi Penal i Kosovës
Neni 141
Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet./gazetametro.net