Loading…

Haxhiu pyet kryeministrin Mustafa: A është Murat Meha i sëmurë psikik

  • 11/04/2017 | 13:39

Haxhiu pyet kryeministrin Mustafa: A është Murat Meha i sëmurë psikik

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e ka bërë një pyetje për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, gjatë seancës plenare në Kuvend. Ajo e pyeti kryeministrin Mustafa se a është Murat Meha i sëmurë psikik.

Ajo nga ulësja e saj në Kuvendin e Kosovës, e ka pyetur shefin e Qeverisë, se a është i sëmurë psikik, kryetari i Komisionit për Demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha.

Haxhiu e ka pyetur të parin e ekzekutivit se a është në dijeni për një atllas shkollor, i cili është ribotuar në vitin 2015, e në të cilën sipas saj, kufiri i Kosovës me fqinjin perëndimor nuk është aty ku po pretendon Meha.

Por, Mustafa është përgjigjur shkurt, duke thënë se nuk është redaktor i atllaseve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë