Loading…
Haxhiu pyet: Përse nuk po fillojnë punimet për Parkun dhe Shtatoren e Fadil Vokrrit
  • 18/08/2019 | 20:40

Haxhiu pyet: Përse nuk po fillojnë punimet për Parkun dhe Shtatoren e Fadil Vokrrit

‘Përse nuk po fillojnë punimet për Parkun dhe Shtatoren e Fadil Vokrrit?!’ – kjo është pyetja që Bekim Haxhiu ka parashtruar ndaj të gjithë bartësve institucional të Komunës së Prishtinës, FFK’së dhe MKRS’së, transmeton Gazeta Metro.


Janë bërë 8 muaj që nga dita kur është miratuar prozimi i Bekim Haxhiut për ndërtimin e shtatores dhe parkut ‘Fadil Vokrri’ te stadiumi që mbanë emrin e tij.

Kuvendi i Kosovës kishte ndarë 200 mijë euro, por që nga ajo kohë ende nuk është punuar asgjë. Ende asnjë procedurë nuk ka filluar për realizimin e këtij projekti, nuk është bërë as publikimi i konkursit për përzgjedhjen e modelit/formës së shtatores së Fadil Vokrrit.

Kjo ka nxitur ish nënkryetarin e FFK’së që të bëj apel ndaj daj të gjithë bartësve institucional të Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulutrës, Rinisë dhe Sportit që të koordinohen dhe bashkëpunojnë për realizimin e këtij projekti për figurën me të madhe të futbollit tonë, legjendën Fadil Vokrri.

Haxhiu mes tjerash ka thënë edhe: ”Me u mburrë me veprat e Fadil Vokrrit, me shku me zënë vende Super VIP në në Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për 8 muaj mos me qenë në gjendje me caktu lokacionin për shtatoren e Fadil Vokrrit, jo vetëm që është paturpësi e demagogji, por është idiotësi”, përcjell Metro.

Më poshtë postimi i Bekim Haxhiut(pa ndërhyrje):

“Përse nuk po fillojnë punimet për Parkun dhe Shtatoren e “Fadil Vokrrit”?!

U bënë më shumë se 8 muaj që kur me propozim amendamentin tim, Kuvendi i Kosovës ndau 200 000 Euro për Shtatoren dhe Parkun “Fadil Vokrri”.

Ende asnjë procedurë nuk ka filluar për realizimin e këtij projekti, nuk është bërë as publikimi i konkursit për përzgjedhjen e modelit/formës së shtatores së Fadil Vokrrit.

Ditë me parë Ministri Kujtim Gashi deklaroi se MKRS nuk po mundet ta procedoj tutje këtë projekt, pasi që Komuna e Prishtinës ende nuk ka vendosur për lokacionin ku duhet të vendoset Shtatorja e Fadil Vokrrit tek stadiumi me emrin e tij.

Për të ndihmuar në këtë proces kam kërkuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës që të bëjë kërkesën zyrtare në Komunen e Prishtinës për të marrë vendim për lokacionin, punë të cilën FFK e ka kryer, pasi që mjetet janë të ndara për këtë projekt para 8 muajsh.

Me u mburrë me veprat e Fadil Vokrrit, me shku me zënë vende Super VIP në në Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për 8 muaj mos me qenë në gjendje me caktu lokacionin për shtatoren e Fadil Vokrrit, jo vetëm që është paturpësi e demagogji, por është idiotësi.

Andaj, edhe njëherë ju bëjë apel të gjithë bartësve institucional të Komunës së Prishtinës, FFK-së dhe MKRS-së që të koordinohen dhe bashkëpunojnë për realizimin e këtij projekti për figurën me të madhe të futbollit tonë, legjendën Fadil Vokrri” – ka shkruar Haxhiu./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë