Loading…

Haxhiu reagon për vrasjen e gruas në Prishtinë: Na pikëlloi, por do gjejmë edhe më shumë forcë

  • 25/11/2022 | 12:32

Haxhiu reagon për vrasjen e gruas në Prishtinë: Na pikëlloi, por do gjejmë edhe më shumë forcë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares nga burri i saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se fenomeni i dhunës dhe vrasjes së grave është shumë shqetësues.

“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë.

Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.

Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë.

Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta!. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë