Loading…

Haxhiu: Tërheqja e Kurtit për targat, sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese

  • 29/10/2022 | 11:33

Haxhiu: Tërheqja e Kurtit për targat, sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sjelljen e tij në lidhje me çështjen e targave.


Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo tërheqje dhe zbutje e Kurtit është sjellje fëmijërore, antikushtetuese sipas tij dhe anti-ligjore në përmbajtje.

“Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje”, tha ai.

Postimi i plotë:

Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje.

Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!

Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.

Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës, dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë