Loading…

Haxhiu tregon arsyen e ndarjes së VV’së: Çfarë thotë për deputetët e larguar

  • 20/04/2018 | 19:23

Haxhiu tregon arsyen e ndarjes së VV’së: Çfarë thotë për deputetët e larguar

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje qëndron pasi aty mendon se është ‘vendi i duhur’. Thotë se nëse do të dorëhiqej nga kjo parti, do të lironte edhe postin e deputetes. Këtë nuk e kanë bërë 13 deputetë të tjerë, të cilët e lanë VV’në, por jo edhe Kuvendin.

“Ata janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, por është dëshmuar tash që nuk kanë dalë për shkak të çështjeve konceptuale, programore. Arsyeja se pse janë tërhequr ka qenë personale”, tha Haxhiu.

“Domethënë ata s’kanë dashur që në krye të Lëvizjes Vetëvendosje të jetë Albin Kurti. E kanë kushtëzuar. Mendoj që kanë gabuar”.

Ajo tregoi se vazhdojnë të kenë raporte dhe kontakte me Grupin e Deputetëve të Pavarur porse këto kontakte nuk janë si më parë.

“Duke pasur raporte miqësore brenda Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojmë të kemi kontakte me ta, oordinohemi në Kuvend”.

“Unë jam në vendin e duhur. Vazhdoj që të jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse unë do të veproja si këta, do të tërhiqesha nga posti i deputetit. Nuk do të mund ta mbaja një post që e kam fituar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi ajo.

Lëvizja Vetëvendosja u nda gati përgjysmë kur nga grupi parlamentar u larguan 13 deputetë, e nga partia shumë anëtarë të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë