Loading…

Haxhiu viziton ish-krerët e UÇK’së: Takimet me këta burra të mëdhenj e të fortë ishin emocionuese

  • 26/03/2023 | 17:39

Haxhiu viziton ish-krerët e UÇK’së: Takimet me këta burra të mëdhenj e të fortë ishin emocionuese

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vizituar ish krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu, ka deklaruar se takimet ishin emocionuese, edhe pse ish krerët e UÇK’së janë të fortë, të qëndrueshëm dhe të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë.

Këtë vizitë, Haxhiu e ka zhvilluar për dy ditë, për të cilat ka thënë se ishin të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët që po mbahen padrejtësisht në burg.

Postimi i plotë:

Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.

Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.

Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.

U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë