Loading…

Haxhiut i bie në mend pas tre muajsh të reagoj për dënimin qesharak të dhunuesit të 15 vjeçares

  • 25/10/2021 | 15:05

Haxhiut i bie në mend pas tre muajsh të reagoj për dënimin qesharak të dhunuesit të 15 vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimit në media se një dhunues i një vajze të mitur është dënuar vetëm me tetë muaj burg.


Haxhiu ka reaguar pasi  është publikuar rasti i 15-vjeçares së dhunuar, dhunuesi i së cilës është dënuar vetëm me tetë muaj e tetë ditë burg, në një vendim që ishte marrë dy muaj më parë nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj, ndërsa e ka quajtur absurd vendimin që është marrë nga gjyqtarja Florije Zatriqi.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që u dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15-vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta, që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat!”, ka shkruar Haxhiu në reagimin e saj.

Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë