Ylli i kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard, ka kritikuar ekipin e Francës pasi që sipas tij ata kanë përdorur taktika negative në ndeshjen e gjysëmfinalës Belgjikë-Francë, ku kjo e fundit fitoi 1 me 0.
Përformanca e mesfushorit ishte e mahnitshme në pjesën e parë, por në pjesën e dytë filloi të dobësohej kur Samuel Umititi shënoi golin e parë, transmeton gazetametro.net
“Preferoj të humbas me Belgjikën, se sa të fitoj me Francën”, ka thënë Hazard.
Kjo deklaratë e Hazard ka pasuar pas asaj të portierit Thibaut Courtois, i cili ka thënë se: “ Franca ka luajtur kundër futbollit. Nuk kam përjetuar më heret goditje aq të fuqishme. Është e drejtë e tyre të luajnë ashtu, por nuk është mirë ta shohësh. Jo vetëm taktikat e francezëve, por edhe referi nuk e kreu punen e tij ashtu siç duhej”.
Ndryshe Belgjika ka kaluar një Kampionat Botëror të mrekullueshëm deri në gjysëmfinale, ku u eleminua nga Franca. /gazetametro.net