Lutfi Haziri është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
Me këtë rast, Haziri deklaroi se sot Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, se sot kanë takuar strukturat e LDK-së për të bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale.
“Natyrisht që kemi falënderuar gjithë kandidatët, shkurtuarat dhe votuesit për këtë rezultat të mirë për LDK-në, këtë rikthim politik të LDK-së me votë qytetarë dhe me ulëse.Po presim numërimin e fundit të votave që vijnë nga mërgimtarët dhe atyre me kusht për të konstatuar komunën e tretë që kalon pa balotazh përveç Pejës dhe Lipjanit.Në 8 komuna të tjera jemi në balotazh dhe pritë për të fituar në zgjedhjet lokale dhe në 6 komuna të tjera jemi determinues si parti e radhës për të përcaktuar rezultat zgjedhor.Edhe njëherë vlerësoj shumë gjithë këtë punë të madhe duke falënderu qytetarët për vlerësime dhe për këtë rikthim të madh të LDK-së.Marrëveshje politike bllok LDK-ja s’do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të jenë me qytetarin, kandidatët tonë do të jenë në bashkëpunim me qytetarët”, tha Haziri, shkruan lajmi.net.
Tutje ai theksoi se prej Prishtinës dhe çdo komunë tjetër do të angazhohen bashkërisht për të pasur besim dhe angazhim të përbashkët me ta për të finalizuar këtë proces zgjedhor tonin në Republikën e Kosovës.
“Rregulla strukturore e LDK-së është që në shkallë të parë vlerësimet për koalicione i bëjnë degët tona, por rregulla statuore e LDK-së është që dalin nga kryesia dhe kryetari i saj.Në nivel lokal mund të ketë zhvillime, kontakte joformale dhe interesime, por në këtë nivel s’kemi ende ftesë zyrtare e as s’i kemi bërë ftesë zyrtare askujt për koalicion, pasi ne garojmë në katër komuna kundër VV-së, në dy komuna kundër PDK-së dhe në dy komuna kundër AAK-së.Askush me askënd nuk mund të hyjë njëherë në një garë të tillë dhe për LDK-në është e pamundur të kalohet në një koalicion njëherë”,theksoi Haziri.