Loading…

Haziri: Dialogu e vetmja rrugë që ka Kosova për zgjidhjen e problemit me Serbinë

  • 16/05/2021 | 23:05

Haziri: Dialogu e vetmja rrugë që ka Kosova për zgjidhjen e problemit me Serbinë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë që Kosova duhet ta ketë parasysh në zgjidhjen e problemit me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.


Haziri, përmes një shkrimi në Facebook tha se shpreson që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do jetë gardian i Republikës.

‘’ 17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë’’, shkroi Haziri.

Ai shtoi se duhet të ketë unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu që mund t’i bashkojë forcat politike, edhe minoritetet.

Ky është shkrimi i plotë:

‘’ Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. Ne shpresojmë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës.

17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë.

Deri aty duhet unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve.’’/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë