Loading…

Haziri e komenton ‘marrëveshjen sekrete’: Kurti s’e ka parë atë sepse nuk ekziston, mos të bëjmë konspiracione

  • 26/03/2020 | 18:51

Haziri e komenton ‘marrëveshjen sekrete’: Kurti s’e ka parë atë sepse nuk ekziston, mos të bëjmë konspiracione

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, të cilën e përmendi dje Kryeministri në largim, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se duhet lënë pas konspiracionet, pasi që është i sigurt se nuk ka marrëveshje dhe se atë nuk e ka parë as Kurti.

“Kurti tha nuk i kam parë dokumentet sekrete.Nga ajo që unë bashkëpunoj me qendra politike të jashtme, për Kosovën dokumente të përgatitura nuk ka, nuk ka pasë as në Rambuje, as në Vjenë. Edhe tash jemi në situatë të njëjtë mos të flasim për konspiracione”, tha ai.

Tutje, Haziri ka thënë se çdo Qeveri meriton që të kalojë 100 ditë të jetëgjatësisë së saj, ndërsa ajo e djeshmja ku ka qenë pjesë edhe LDK.

Në fund, ai ka theksuar se ka rënë për shkak të veprimeve të njëanshme të Kryeministrit Albin Kurti – shkarkimi i Agim Veliut dhe mos heqja e tarifës ndaj mallrave serbe, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se dje Kurti deklaroi se Presidenti Hashim Thaçi i ka përmendur një marrëveshje sekrete, e që sipas tij, ajo është e gatshme dhe se ka mbetur vetëm për t’u nënshkruar, mirëpo që një gjë e tillë, nuk është komentuar ende nga Kryetari i shtetit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë