Loading…

Haziri kërkon nga VV qartësi për figurën e Rugovës

  • 29/08/2017 | 19:59

Haziri kërkon nga VV qartësi për figurën e Rugovës

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur për bisedimet që po zhvillohen me Vetëvendosjen, për një koalicion të mundshëm.


Thotë të jenë pajtuar në parime për formatin e punës.

“Ne jemi marrë vesh në parime për punën edhe formatin e punës që do ta shtyjmë përpara. Natyrisht që jemi pajtu që ekipet tona të punojnë në përafrimin e politikave sektoriale”, tha Haziri.

Ka përsëritur sërish kërkesat e LDK’së për njohjen e rolit të Ibrahim Rugovës dhe dosjet e Isa Mustafës.

“Unë e kam përmend edhe më herët edhe rolin e Ibrahim Rugovës si themelues i këtij shteti, ne kërkojmë një qartësi nga VV për figurën e tij”.

“Është çështja e dosjeve karshi Isa Mustafës si kryetar i Komunës së Prishtinës por këtu ka rol edhe prokuroria”, tha ai.

Ai është optimist se dallimet e tilla do të tejkalohen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë