Loading…

Haziri: Koalicioni me Vetëvendosjen do të bëhet menjëherë pas certifikimit të rezultateve

  • 18/10/2019 | 22:18

Haziri: Koalicioni me Vetëvendosjen do të bëhet menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur në RTK për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Haziri ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve.”

Haziri nuk la shumë të paqartë as rreth marrëveshjes me VV’në dhe afatin.

“Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë çertifikimi”, ka thënë Haziri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë