Loading…

Haziri komenton emërimin e Flakron Shalës: Djali e ka kryer shkollën në Pragë, ka qëllu baba me ia lehtësu pak

  • 26/11/2020 | 23:15

Haziri komenton emërimin e Flakron Shalës: Djali e ka kryer shkollën në Pragë, ka qëllu baba me ia lehtësu pak

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shalës, si konsull në Pragë, duke thënë se kjo nuk u bë në këmbim të votës për Qeverinë Hoti, shkruan Gazeta Metro.


Haziri në Kanal10 tha se Shala e kishte merituar këtë pozitë, pasi u shkollua në Pragë.

Sipas tij, është banalizuar mënyra se si ndodhi kjo, dhe se babai i tij ia ka lehtësuar punën, e kjo sipas Hazirit është privigjel.

“Unë nuk e lexoj ashtu, djali i deputetit i kishte kryer shkollën në Pragë edhe ishte i lidhur me vendin. Tash ka qëllu baba me ta lehtësu pak, është privilegj nuk është përparësi. Tash e kan banalizu mënyrën se si është bë. Mënyra është e keqe, forma është e keqe, tash lidhet me votën për Qeverinë”, ka deklaruar Haziri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë