Loading…

Haziri: Kurti do që të fshihet pas Kuvendit

  • 15/01/2022 | 08:12

Haziri: Kurti do që të fshihet pas Kuvendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se akoma nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për referendumin serb.


“LDK-ja është në konsultime të brendshme dhe Grupi Parlamentar i saj po shqyrton të gjitha kërkesat dhe nevojat dhe në konsultim final kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të japë fjalën finale rreth pjesëmarrjes së LDK-së në seancë. Kjo seancë nga ne duhet të shihet që kryeministri dëshiron ta fshehë rolin e tij prapa Kuvendit, pra ta pjesëtojë përgjegjësinë e tij karshi këtij procesi të rëndë me Kuvendin e Republikës, që dallon nga angazhimet e tjera politike dhe proceset që Kosova ka pasur deri tash”.

Haziri ka deklaruar se Kurti po do që ta largojë përgjegjësinë e këtij vendimi nga vetja dhe ta ndajë atë me Kuvendin.

“Nesër ka të bëjë me pjesëtim të përgjegjësisë – nesër kryeministri [Albin Kurti] e ndan përgjegjësinë me Kuvendin. Do t’ia atribuojë përgjegjësinë Kuvendit, duke e larguar nga vetja, edh epse me rol kushtetues kryeministri ka të drejtë të sjellë vendim dhe në një mekanizëm politik t’i njoftojë partitë pjesëmarrëse në Kuvend, shoqërinë civile dhe popullin e Kosovës për këtë vendim. Me vetë faktin që i atribuohet Kuvendit, ai është i interesuar që me partitë politike pjesëmarrëse në Kuvend ta ndajë përgjegjësinë për vendimin e tij për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë”.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti i ka numrat por nuk e ka guximin që të përballet me këtë proces politik, të cilin e ka cilësuar si të rëndë.

“Kryeministri i Kosovës [Albin Kurti] e ka mazhorancën politike, por nuk e ka guximin politik me shty procesin përpara, ashtu siç janë dakorduar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe presidenten Vjosa Osmani. Ndihen të pamjaftueshëm dhe të vegjël karshi këtij vendimi. Natyrisht që opozita, duke përfshirë edhe liderin e opozitës, Lumir Abdixhiku, ka nënvizuar nevojën që për procese të rënda të ndërtohet një konsensus dhe Kuvendi i Republikës të ketë fjalën e vet. Roli i opozitës duhet të jetë në Kuvend dhe ne nuk kemi opsion tjetër përpos Kuvendit, që është organi më i lartë i shtetit, aty ku duhet të diskutohen vendimet e rënda dhe ku duhet të diskutohet, debatohet dhe shfrytëzohen të gjitha mjetet politike dhe të shoshitet vendimi final, në mënyrë që të mos lejohet që Kosova të vazhdojë me status-quo karshi një procesi gjithëpërfshirës, i cili ka nevojë që Kosova ta dinamizojë dhe kjo dinamikë e re çon drejt një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse, që është edhe qëllimi kryesor”, ka thënë Haziri në Klan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë