Loading…

Haziri nuk ndalet: Këta të VV’së janë rritë në rrugë, e kanë prish ligjin dhe rendin

  • 05/12/2019 | 22:45

Haziri nuk ndalet: Këta të VV’së janë rritë në rrugë, e kanë prish ligjin dhe rendin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se njerëzit e Vetëvendosjes janë të rrugëve dhe e kanë kanë sfiduar ligjin dhe rendin, shkruan Gazeta Metro.


Haziri ka thënë që nga Vetëvendosja tani e kanë rastin të sprovohen me qeverisje dhe të tregojnë veten.

‘’VV është lind në rrugë, nga protesta dhe është vokacion që Albin  Kurti e ka ndërtu tash e 15 vite”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për PDK’në ku tha se PDK’ja e ka historikun e militarizimit të kryengritësve të UÇK’së.

“PDK e ka historikun e militarizimit të kryengritësve të UCK. Por kjo është fakt, kështu që për herë të parë sprovohen, tash janë në krye të Qeverisë dhe me pa.  Janë lind në rrugë dhe kanë sfidu ligjinn dhe rendin’’,ka thënë Haziri.

Haziri tha se do që të jetë konsistent dhe se nuk heq dorë nga deklarimet e tij, edhe pse tash janë në fazën e arritjes së marrëveshjes me VV’në./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë