Loading…

Haziri pas takimit me Hovenier: Asociacioni është kompetencë vetëm e institucioneve të Kosovës

  • 31/01/2023 | 16:46

Haziri pas takimit me Hovenier: Asociacioni është kompetencë vetëm e institucioneve të Kosovës

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), pas takimit të mbajtur sot në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin, ka deklaruar se ka konfirmuar mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja, me përfshirjen e plotë të SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.


Haziri ka theksuar se orientimet e LDK’së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.

“Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka pritur në takim përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin.

Pas diskutimit, Hovenier ka falënderuar të gjitha palët e takimit, derisa ka shtuar se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë