Loading…
Haziri po gënjen: PDK nuk i ofroi rrëzimin e Kryeminitsrit Haradinaj
  • 16/01/2019 | 12:59

Haziri po gënjen: PDK nuk i ofroi rrëzimin e Kryeminitsrit Haradinaj

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se Lutfi Haziri ka gënjyer kur ka thënë se partia e Veselit i ka bërë ofertë LDK’së, për rrëzimin e Ramush Haradinajt nga pushteti, trasnmeton Gazeta Metro.


Në një prononcim për Gazetën Express, Krasniqi ka thënë se nuk kanë diskutuar asnjëherë me askënd prej LDK-së lidhur me këtë çështje.

“Lutfi Haziri ka gënjyer. Asnjëherë, askush prej PDK’së nuk ka biseduar me askënd prej LDK’së për çështje të Qeverisë, e aq më pak për ndërrimin e kryeministrit Haradinaj”, ka thënë nënkryetari i PDK’së.

Mbrëmë në emisionin Pressing të T7, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kishte thënë se Partia Demokratike e Kosovës i kishte bërë një ofertë LDK-së para disa muajsh që t’i organizonte një mocion mosbesimi qeverisë për rrëzimin e Ramush Haradinajnt nga kryeministri.

Megjithatë Haziri ka potencuar se LDK-ja nuk ka pranuar që të futet në një valle të tillë.

Ndërkohë një shkrim i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, se LDK-ja  do të bëhet pjesë e dialogut në rast të ri konfigurimit të Qeverisë, ka ngjallur një debat për afrimin e kësaj partie me pushtetin dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e kësaj Qeverie.

Ramush Haradinaj ndërkohë dje në një konferencë për media ka thënë se Mustafa duhet ta sqarojë më mirë se çfarë ka dashur të thotë me atë.

Sa i përket futjes së LDK-së në këtë Qeveri, Haradinaj ka thënë se mbeten të hapur, megjithatë ka theksuar se duhet të bisedojë me partnerët e koalicionit për një gjë të tillë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë