Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se ky subjekt politik është duke u përgatitur për zgjedhjet e saj të brendshme, shkruan Gazeta Metro.
Haziri ka thënë se LDK’ja i thotë ‘jo’ edhe qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, pore dhe partive opozitare, PDK’së dhe AAK’së.
Ai ka thënë se deri në fund të këtij viti, LDK’ja do t’i zbardh qëllimet
“Ne jemi duke u përgatitur si parti politike,, për zgjedhjet e brendshme sipas kalendarit zgjedhor. Ne po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë. Ne i themi “JO” PDK-së dhe partive tjera opozitare. Ne e kemi grupin tonë parlamentar, dhe me këto kapacitete ne do t’i përfaqësojmë politikën tonë si lidershpi të lidhur me një agjëndë të zhvillume. Deri në fund të këtij viti, LDK-ja do t’i zbardh qëllimet”, ka thënë Haziri në Prime Time.