Loading…

Haziri s’do rikandidojë

  • 03/01/2017 | 18:24

Haziri s’do rikandidojë

Është mandati i tij i fundit si Kryetar i Komunës së Gjilanit. Thotë se i ka dhënë mjaftë shumë gjilanasve. Përkushtimin e tij politik pritet ta vazhdojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në si Kryetar i kësaj Partie.


“Ky është mandati i tretë i imi në cilësinë e kryetarit të Komunës. Mendoj se i kam dhënë mjaftë shumë gjilanasve. Nuk do të rikandidoj për kryetar, definitivisht. Ajo për të cilën e kam marrë mandatin është realizuar, madje janë tejkaluar parashikimet. Gjilani sot nuk është më qytet i harruar e anashkaluar sa u përket investimeve. Tashmë, kam arritur që Gjilanit t’ia rikthej partneritetet ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Haziri.

Ai ka një karrierë të gjatë politike, duke qenë Ministër në Qeverinë e Kosovës dhe Zvëndëskryeministër për një mandat. Haziri, pritet të jetë edhe kandidati kryesor dhe potencial për Kryetarin e ri të LDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë