Loading…

Haziri sërish kërkon bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në Kosovë

  • 06/06/2020 | 22:57

Haziri sërish kërkon bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sërish ka kërkuar bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.

Haziri këtë dëshirë e ka shfaqur teksa ka kujtuar Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë.

Ai është shprehur krenar që ishte sponzorizuesi i kësaj Rezolute, 7 vjet më parë, dhe që tha se mori përkrahjen e shumicës dërmuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur tutje keqardhje për mosrealizimin e të gjitha pikave të kësaj Rezolute.

“Jam shumë krenar që sot, shtatë vite më parë, kam qenë sponsoruesi i Rezulutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila mori përkrahjen e shumicës së madhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës. Por, më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj. Dhe në fund, vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet!”, ka shkruar Haziri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë