Loading…

Haziri: S’munden pakicat të jenë determinuese të fituesit në Gjilan

  • 25/10/2021 | 23:34

Haziri: S’munden pakicat të jenë determinuese të fituesit në Gjilan

Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mohuar akuzat se ka bashkëpunuar me Listën Serbe për zgjedhjet e 17 tetorit.


“E vërteta e madhe është se tash e tetë vjet në Gjilan unë kam ndërtuar një koalicion të grupeve të vogla politike, më vjen keq me u thënë grupe të vogla politike, sepse janë grupe ë mëdha për vetveten”, tha Haziri.

“Koalicioni tradicional i LDK’së me partitë politike është bazuar në ndërtimin e angazhimeve të përbashkëta programore. Edhe Aleanca edhe Vatra si lëvizje politike, edhe AKR’ja, edhe KDTP’ja si parti e turqve e cila është  tradicionalisht në Gjilan e organizuar, edhe Lista Serbe, ekzistojnë në Gjilan me përfaqësim politik”, theksoi ai.

“Tendenca me nxjerr backgroundin etnik në votimin e fundit sidomos nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe analistët ideologjik është tendencë me kamufluar rezultatin e vetë”, tha Haziri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“E vërteta e madhe në Gjilan është se ne  kemi punuar shumë me integruar komunitetin tradicionalisht, edhe komuniteti serb është i integruar. Nuk them se nuk është i kontrolluar dhe menaxhuar nga institucionet jashtë Kosovës por jo në shkallën që është në veri të Kosovës”, shtoi ai.

“Nuk munden pakicat me qenë determinuese të rezultatit zgjedhor në Gjilan. Sepse ata përbëjnë vetëm 3 për qind të popullatës. Në asnjë rrethanë pakicat nuk janë determinues të zgjedhjeve. As nuk kanë qenë”, shpjegoi Haziri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë