Loading…

Haziri thotë se kryeministri u keqkuptua (Video)

  • 26/02/2017 | 21:07

Haziri thotë se kryeministri u keqkuptua (Video)

Kryeministri Isa Mustafa ditë më parë kishte thënë se me deputetët e LDK’së, kundërshtarë të Demarkacionit, do të merret partia në të ardhmen, duke lënë të nënkuptohet se ata edhe mund të ndëshkohen.


Por zëdhënësi i Isa Mustafës, nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, thotë se Kryeministri u keqkuptua, pasi sipas tij, LDK nuk është parti ndëshkuese.

“Kryeministri edhe kryetari i LDK’së nuk njihet asnjëherë për metoda ndëshkuese, as për diçka që i penalizon. Kryeministri mendoj se është keqkuptu publikisht, nuk ka të bëjë me penalizim politik, ka të bëjë me unifikim, po vazhdon me kërku unifikim politik, po vazhdon mos me leju me u nda asnjë votë e LDK’së por me u bashku edhe votat tjera”, tha Haziri për RTK’në.

Thotë se penalizimi më i madh atyre që po i kundërshtojnë politikat e partisë do tu vije nga elektorati i kësaj partie.

“Secili prej tyre ka me u penalizu nga vota e qytetarëve”, tha ai.

Pos deputetit Shpejtim Bulliqit, edhe pse jo zyrtarisht, ka pasur edhe deputetë të tjerë të cilët kanë kundërshtuar ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit. Të përfolurit e tjerë në media janë Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Hatim Baxhaku, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë