Kongresi botërorë i hebrenjëve ka bërë një video në të cilin përkujtojnë të mirat të cilat u kanë bërë shqiptarët popullatës së tyre duke i shpëtuar nga kampet nazistë të asaj kohe.
Një popull me shumicën e besimit myslimanë, u ka dalë në ndihmë popullatës Hebreje në numër të madh duke i shpëtuar nga tmerret e Gjermanisë Naziste, pra këta janë shqiptarët, përcjell gazetametro.net.
“Besa” është termi kryesorë në popullin shqiptarë dhe përdoret si premtimi më i madh në jetën e tyre.
Rreth 600 deri në 1,800 hebrenj që kanë ikur nga kampet e naziste të Gjermanisë, janë shpëtuar nga Shqiptarët, duke u siguruar ushqim, vend strehim si dhe dokumente falso.
Qeveria shqiptare në atë kohë ka refuzuar që të dorëzojë listat e hebrenjve që i kishin strehuar.
“Tash ne jemi një familje, nuk do të vuani nga asnjë e keqe, unë dhe djemtë e mi do të ju mbrojmë me nder dhe me jetën tonë” tha Nuro Hoxha një njeri i cili ka shpëtuar shumë hebrenj. /gazetametro.net