Loading…

Heckler dhe Koch: Këto janë disa nga armët më sofistikuara që ka Policia e Kosovës

  • 11/11/2021 | 11:48

Heckler dhe Koch: Këto janë disa nga armët më sofistikuara që ka Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është njëra ndër policitë më të trajnuara në botë, derisa edhe armatimi modern nuk iu mungon, shkruan Gazeta Metro.

Në aksione të shumta policore, të cilat kanë qenë me rrezikshmëri të lartë, Policia ka demonstruar disa herë modelet e armëve dhe forcën e tyre.

Njësitet Speciale të Policisë janë ata që janë të pajisur më mirë me armë, pasi që edhe aksionet që veprojnë ky njësitë janë më të vështira.

Kjo njësi është e pajisur me pistoleta  të prodhimit austriak ‘Glock 19’ dhe ‘Glock 17’.

Ajo posedon disa lloje të armëve të gjata të familjes së ‘Hecklerit’ siç janë ‘MP5′ i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser.

Ndërsa, arma tjetër të familjes e ‘Hecklerit’ është ‘MP5 klein’ (prodhime gjermane) që është armë më e shkurtër dhe mundë të futet edhe nën rroba.

Policia posedon edhe armën amerikane të familjes Koch, modeli MR556A1.

Në arsenalin e tyre Policia e Kosovës ka edhe dy lloje të kallashëve, e që gjithashtu i kishte me vete edhe gjatë arrestimi të Djuricit në veri.

Policia e Kosovës ka në arsenal snajperët gjerman të tipit PSG1 dhe snajperët Barret 12.5 mm.

Përveç këtyre armëve, Policia ka edhe shumë armë tjera në arsenalin e tyre, ku gjithashtu ka edhe autoblinda mjaft të sofistikuara. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë